ShowBiz

Meda e kall atmosferën në Greqi

Ai është padyshim njëri ndër këngëtarët më të famshëm në vend.

Bëhet fjalë për artistin Mehdin Pergjeqaj i njohur me emrin artistik Meda, transmeton Gazeta Express.

Ndonëse tashmë ka përfunduar sezoni veror, ku të gjithë yjet e estradës ishin tejet të angazhuar me mbrëmje e ahengje të ndryshme muzikore, për Medën si duket ende nuk kanë mbaruar.

Madje, Meda së fundmi ka mbajtur një mbrëmje muzikore në Santorini të Greqisë.

Këtë e ka bërë të ditur vetë ai përmes disa imazheve që ka publikuar në llogarinë e tij në Instastory.

Aty shihet se një numër i madh i fansave të tij kanë qenë duke u argëtuar me muzikën e tij.

the authorE B