Aktuale

Mediat gjermane: Gazrat e liruara të makinave janë testuar edhe te njerëzit

Gazrat e shkarkimit të makinave me naftë të kompanive gjigante gjermane, nuk janë provuar vetëm te majmunët, por edhe te qeniet njerëzore.

Kështu shkruajnë mediat gjermane “Sueddeutsche Zeitung” e “Stuttgarter Zeitung”, të cilat zbulojnë detaje të reja të testeve ku janë përfshirë Vw, Daimler e Bmw.

Organizata Evropiane e Kërkimit për Mjedisin dhe Shëndetin në Transporte, e themeluar nga tre gjigantët e makinave, ka promovuar një “studim të shkurtër të inhalacionit me oksidin nitrik te personat e shëndetshëm”.

Megjithatë, “Daimler” menjëherë u distancua nga këto akuza, ndërkohë që autoritetet politike i kërkuan “Volkswagen”-it që menjëherë të bënte “qartësi të plotë”.

Ka qenë Stephan Weil, president i Saksonisë së Poshtme, Landi që përfaqëson një nga aksionerët më të mëdhenj të kompanisë, ai që i ka bërë thirrje gjigantëve të makinave. Të shtunën, rreth eksperimenteve të kryera mbi majmunët, Weil tha se këto janë procedura “absurde dhe të bezdisshme” dhe kjo, shpjeguar në një deklaratë, padyshim zbatohet edhe më shumë nëse testet janë bërë mbi njerëzit.

Weil tha se qëllimi duhet gjithashtu të sqarohet: nëse testet nuk janë promovuar për të mbrojtur punëtorët në fabrikë, por për qëllime të marketingut dhe shitjes, “nuk gjej justifikime të pranueshme për këto procedura”.

“Njëzet e pesë vetë u testuan në klinikën universitare në Aachen, pasi kishin thithur për disa orë dhe në përqendrime të ndryshme, oksid nitrik”, shkruan Sz.

Sipas raportit të së njëjtës kompani hulumtuese (Eugt) që nxiti eksperimentet dhe që citohet nga gazeta, nuk do të ishte zbuluar asnjë efekt mbi pacientët për shkak të emetimit të gazit. E njëjta kompani, ndoshta edhe në dritën e naftës, u shpërnda më 2017./ 29 janar 2018 (gazeta-Shqip.com)