Rajon & Botë

Melania punon bahçen në një këmishë me çmim marramendës

Të premten Zonja e Parë i ka pritur fëmijët e një shkolle lokale, me të cilët ka kaluar kohë në bahçen e Shtëpisë së Bardhë, të cilën e kishte bërë Michelle Obama.
Melania për ketë rast kishte veshur një këmishë të “Balmen”, pantallona ngjyrë të kaltër dhe atlete. Shumë shpejt pas publikimit të fotografive është zbuluar çmimi i këmishës, ndërsa komentet për Zonjën e Parë kanë filluar të vërshojnë, transmeton gazetametro.net

Çmimi i këmishës nga shtëpia e famshme franceze e modës, e cila gjithashtu bashkëpunon ngushtë me familjen Kardashian, është 1 mijë e 380 dollarë.

Michelle Obama këtë bahçe e kishte krijuar në vitin 2009 si simbol dhe përpjekje e sajë për të luftuar mbipeshën e fëmijëve. Gjithashtu ajo ka filluar edhe një kampanjë të suksesshme ku i ka mësuar fëmijët të cilët shkojnë në shkollë, për vlerat ushqyese dhe për të ushqyerit në përgjithësi.

Ajo me mija herë është fotografuar në këtë hapësirë, mirëpo me një veshje më modestë.

Është shumë e dukshme se Melania nuk e lodhë kokën për tituj të tillë, dhe nuk e ka në plan që t’ia përshtat askujt stilin dhe mënyrën se si vishet. Gjë kjo e cila mund të jetë edhe gjë shumë e mençur.

the authorE B