Aktuale

Mënyra se si mund t’iu dëbojnë nga Zvicra

Shteti i Zvicrës ka marrë vendim që do të mund t`i dëbojë të huajt me dosje krimi edhe në rastet kur veprat e tyre penale të planifikuara kanë mbetur në tentativë.
Vendimi u mor nga Gjykata Federale me seli në Lozanë, që është shkalla më e lartë e gjyqësisë në vend, shkruan sda.ch.

Me këtë vendim, Lozana i ka dhënë të drejtë Gjykatës së Lartë të Kantonit Aargau e cila kishte vendosur në mënyrë identike lidhur me një rast të tentimit të kryerjes së vjedhjes së dhunshme.

Sipas Gjykatës Federale, kur kemi të bëjmë me dëbimin nga Zvicra, nuk luan rol fakti nëse vepra e caktuar penale është kryer në plotësi ose ka mbetur në tentative