Aktuale

Merdarë, autobusi godet biçiklistin

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Merdarë ka pësuar lëndime të rënda trupore viktima mashkull shqiptar, drejtues i biçikletës pasi i njëjti është goditur nga një autobus në lëvizje të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull shqiptar.

Në njoftim të Policisë thuhet se viktima është dërguar në tretman mjekësor në QKUK, transmeton KosovaPress.

“I dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftim.