Rajon & Botë

Merkel ende sheh persektivë europiane për Ballkanin Perëndimor

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka folur për perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor pas referendumit në Mbretërinë për dalje nga Bashkimi Europian. Merkel, dy ditë para Samitit të Parisit, në një bisedë me një politolog gjerman ka thënë se ende sheh perspektivë europiane për rajonin.

 

“Po e shoh perspektivën europiane” ka thënë Merkel. “Por kjo ndodh në shpejtësi të ndryshme. Kroacia dhe Sllovenia tashmë janë anëtare, të tjerët tani janë duke i zhvilluar negociatat për anëtarësim – Bosnja dhe Hercegovina ka plikuar për anëtarësim. Këto hapa janë gjithmonë të lidhura me pritje që i kemi- cka duhet të përmirësohet në qeverisje dhe çështje që kanë të bëjnë me ligjin dhe tema tjera” ka thën ajo, shkruan Gazeta Express.

Ajo më pas ka folur për suksese të procesit të Berlinit duke përmendur takimet në Berlin dy vite më parë ku kanë marrë pjesë kryeministrat e rajonit, përfshirë atë të Kosovës dhe Serbisë, ku kanë folur për projekte të ndryshme.

Ajo ka përmendur planet për hekurudhat dhe autostradat. Merkel ka përmendur edhe bashkëpunimin e të rinjëve duke përmendur edhe nënshkrimin e një projekti