Rajon & Botë

Merkel insiston: S’e ndryshoj politiken për refugjatët, më gjithë agresionin në rritje

Kanceralja gjermane, Angela Merkel, e ka pranuar sot se politika e saj për t’i mbajtur dyert hapur për emigrantët dhe refugjatët ka bërë që kundërshtarët e saj djathtistë në Gjermani të sulen kundër saj në mënyrë agresive.

Por, ajo e ka bërë të qartë se politika e saj rreth kësaj çështje s’ka për të ndryshuar, transmeton Express.

Vendimi i saj vitin e kaluar për t’i lënë hapur kufijtë gjermanë, bëri që rreth 900 mijë refugjatë, shumica myslimanë, të mbërrinin në Gjermani.

Kjo ka shkaktuar frikë në mesin e votuesve rreth emigracionit dhe ia ka zbehur popullaritetin e vetë Merkelit.

Në një intervistë, Merkel ka thënë se është e padiskutueshme se agresioni është rritur në mënyrë dramatike gjatë vitit të fundit.

“Tani, konfrontimet nga mediat sociale janë më të gjera dhe mprehta… kjo është demokracia sot,” tha Merkel.

Ajo, insistoi se kjo nuk do ta ndalojë atë së tentuari t’ua shpjegojë njerëzve politikat e veta.

“U kam qëndruar pranë vendimeve të mia themelore, më gjithë kundërshtimet në rritje,” tha ajo./Express/