Rajon & Botë

Merkel: S’do t’i përkrahim automatikisht SHBA-të në konflikt me Korenë Veriore

Berlini nuk do të përkrahë automatikisht Uashingtonin në rast të konfliktit ushtarak me Korenë Veriore, deklaroi sot kancelarja gjermane Angela Merkel.

“Të përgjigjem në mënyrë precize, jo, nuk do të mbështesim automatikisht SHBA-të”, ka thënë ajo duke u përgjigjur në pyetjen e mediave gjatë një forumi të organizuar në Berlin.

Merkel tha se Amerika, e cila nuk merret me asgjë në botë përveç vetvetes, nuk do të jetë Amerikë e madhe.

Ajo shtoi se kupton mbështetjen, e cila në SHBA gëzon mbështetjen “Amerika në rend të parë”, e cila në zgjedhjet presidenciale i solli fitoren Donald Trumpit, por në fund, sipas Merkel, kjo vetëm sa mund t’i sjellë dëme këtij shteti.