Rajon & Botë

Merkel: Situata me refugjatë është përmirësuar

Kancelaria gjermane Angela Merkel tha se marrëveshja e BE-së me Turqinë mbi refugjatët duhet të bëhet “model” që do të nënshkruhet në vendet e tjera në bregun jugor të Mesdheut, si Egjipti dhe Tunizia, shkruan agjencia italiane e lajmeve ANSA.

“Situata sot është shumë më e mirë se një vit më parë. Por sigurisht mbetet shumë për t’u bërë”, tha Merkel, duke iu referuar çështjes së emigrantëve në një fjalim në parlament në Berlin, transmeton KosovaPress.