Arsim & Kulturë

Mësohen emrat e jurisë në festivalin “Anibar”

Edicioni i shtatë i festivalit Anibar do të ketë 2 juri vlerësuese. Për garat ndërkombëtare, ballkanike, dhe atë të ambientit, do të jetë Grand Jury e cila përbëhet nga Anna Ida Orosz (historiane dhe kuratore e filmit), Jean-Luc Slock, Producent në Camera-etc, Tomek Ducki animator, Mihai Mitrica Drejtor në festivalin AnimaFest, dhe Jiri Nedela, programer në festivalin PifPaf.

Në një njoftim për media thuhet se juria e dytë do të vlerësojë filmat e kategorisë së studentëve, dhe përbëhet nga studentë kosovar të filmit.

Anëtarët e kësaj jurie janë Arvan Berisha, Urtina Hoxha, Jehona Berisha, Gëzim Ramizi, dhe Drita Nokaj. Me këtë juri, Anibar vazhdon të promovojë fuqizimin e studentëve dhe të shtyjë përpara integrimin e studentëve në festivale të filmit. Për këshillim të këtyre studenteve, kjo juri do të ketë mentor Igor Prassel, profesor i historisë dhe teorisë mbi animacionin në universitetin e Nova Gorica.