Aktuale

Mësohet dita kur do të mbahet seanca për demarkacionin

Kuvendi i Kosovës sot nuk ka arritur ta votojë marrëveshjen për Demarkacionin me Malin e Zi, për shkak se votat e nevojshme për ratifikim nuk ishin të garantuara.

Pas bisedimeve me Listën Serbe u vendos që seanca të shtyhet për javën tjetër, ndërsa u raportua që serbët janë pajtuar ta votojnë demarkacionin.

Seanca e radhës – ku pritet që përfundimisht demarkacioni të votohet – është caktuar për datën 5 mars. Këtë e ka bërë të ditur për Insajderin deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj.

Për sot në orën 10:00 ishte thirrur seanca për demarkacionin, por pasi u dërgua ligji në Komision për t’u amandamentuar, seanca më nuk u mbajt.

Pasoi takimi i krerëve të shtetit me Listën Serbe, dhe më pas seanca u vendos të që shtyhet.