Aktuale

Mësohet emri i kandidatit të PDK’së për kryetar të Vushtrrisë

Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Vushtrri, pas mbajtjes së mbledhjes së Kryesisë dhe Këshillit Drejtues, ka vendosur që Ferit Idrizi të jetë kandidat i kësaj partie për kryetar të Komunës së Vushtrrisë në zgjedhjet lokale të 22 tetorit.​
Idrizi, që mban funksionin e nënkryetarit të Degës së PDK-së në Vushtrri, aktualisht është në pozitën e Drejtorit për Integrime Evropiane në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

“PDK me kandidimin e Ferit Idrizit, shpreh bindjen e plotë për fitoren e radhës dhe njëkohësisht falënderon e çmon punën e kryetarit Mulaku për 3 mandate radhazi”, thuhet në një komunikatë të PDK’së.

the authorE B