Lifestyle

Mësoni 6 mënyra për t’u nxirë më shpejtë

Vera është stina ideale për të pushuar. Ditët e nxehta në plazh janë ato që e karakterizojnë këtë stinë. Por, një nga brengat më të mëdha të femrave është se si të marrin ngjyrën ideale të trupit nga rrezet e diellit dhe të mos e dëmtojnë lëkurën e tyre.

Të qëndruarit gjatë në diell mund të dëmtojë lëkurën tuaj, andaj po ua prezantojmë gjashtë mënyrë se si të nxiheni sa më shpejtë.

Qëndroni në diell, por jini gjithnjë të kujdesshëm të mbroni lëkurën tuaj. Kjo pasi rrezet ultra vjollcë mund të jenë me të vërtetë të dëmshme edhe pse në fillim nuk e vini re.

Merrni rreze dielli pranë ujit – Është e vërtetë që me shumë rreze merren në momentin kur jeni pranë detit apo një pishine.

Hani karota – Karotat ju ndihmojnë te mbushni trupin tuaj me lëndën ushqyese beta-karoten. Pikërisht nga ky element merret ngjyra e trupit aq shumë e dëshiruar për ju.

Qëndroni të hidratuar – Një krem i mirë hidratues në fytyre dhe në trup në mbrëmje krijon bazën e duhur për përthithjen e rrezeve të diellit ditën e nesërme.

Bëni masazh – Një ditë përpara se të dilni në diell masazhojeni lëkuren tuaj. Sidomos fytyrën. Në këtë mënyrë lëkura jo vetëm që bëhet më e bukur dhe kompakte por edhe nxirja do të jetë më uniforme, e shndritshme dhe do të rezistojë më gjatë.

Merrni rrezet e diellit nga ora 10:00 deri në orën 14:00 – Orët më të nxehta janë ato kur rrezet e diellit janë më intensive.