Shëndetësi

Mësoni se sa kohë ju duhet të kaloni në natyrë, për të vërejtur efektet që ajo ka për shëndetin e njeriut

Kur ju kaloni kohë në natyrë, përmirësoni shëndetin tuaj fizik dhe mendor. Mirëpo sa kohe saktësisht na duhet? Një studim i ri ka konkluduar se së paku 2 orë në javë janë të mjaftueshme, që ju të vëreni benefitet, shkruan Medical News, transmeton Gazeta Express.

Disa studiues, kanë tentuar të gjejnë se si natyra dhe plazhi ndikojnë në shëndetin tonë të përgjithshëm dhe sa kohë na duhet që të vërejmë efektet që natyra bënë në shëndetin tonë. Sipas tyre të jetosh në vende kur ka shumë pemë rritet mirëqenia jonë fizike dhe mendore si dhe zvogëlohet rreziku i problemeve kardio-metabolike.

Krahas përcaktimit të saktë të benefiteve që ka qëndrimi në natyre për shëndetin, ende asnjë studim nuk ka përcaktuar numrin e orëve, që duhet kaluar për t’i vërejtur këto benefite. Studimi i ri nga hulumtues të Universitry of Exeter Medical School ne Britani të Madhe, ka arritur që të përcaktojë këtë numër të orëve.

Ky studim ka përdorur informacione të individëve nga “Monitor of Engagment Wth Natural Environment survey”, e cila përfshinë informacione të individëve. Ata përdoren 20.246 persona duke i intervistuar për gjendjen e shëndetit të tyre. Gjithashtu ata i pyetën mbi atë se sa kohë kalojnë ata në natyrë.

Me anë të këtyre informacioneve, hulumtuesit vërejtën se efekti i intereaksionit në mes të natyrës dhe njeriut nuk vërehej para 2 orëve në javë, që do të thotë se njerëzit që kalonin më shumë se dy orë gjatë javës, në natyrë kishin shëndet më të mirë.

“2 Orë janë shumë pak dhe të arritshme për çdo njeri”, tha Dr. Mathew White, udhëheqës i këtij hulumtimi. “Ka një numër të lartë të arsyeve pse ju duhet të kaloni më shumë kohë në natyrë, duke filluar nga përmirësimi i shëndetit fizik, deri tek zvogëlimi i stresit dhe shijimi i kohës me familje dhe shoqëri”. /Gazeta Express

the authorBurbuqe Metolli