Sport

Messi: Do të jetë e tmerrshme nëse ky futbollist transferohet në Real Madrid

Lionel Messi është kundër transferimit të Neymarit në Real Madrid.

Lionel Messi ka thënë se do të ishte e tmerrshme nëse Neymar transferohet në Real Madrid.

Sulmuesi i Barcelonës nuk e ka pëlqyer aspak idenë e kalimit të yllit të Paris Saint-Germain te rivali i madh nga Santiago Bernabeu.

“Do të ishte e tmerrshme ta shohim Neymarin në Real Madrid pas gjithë asaj që bëri te Barcelona”, deklaroi Messi për “Tyc Sports” në Argjentinë, përcjell “lajmi.net”.

“Do të ishte një goditje e rëndë. A kam bërë diçka në këtë drejtim? Ai e di se çfarë mendoj unë, ia kam thënë”, u shpreh ai. /Lajmi.net/