Sport

Messi festoi golin e 25-të kundër Real Madridit

Duket rastësi, por për Krishtlindje Leo Messi ndoshta e festoi edhe golin e 25-të si golashënuesi më i mirë në histori në El Clasico, natyrisht dhurata më e mirë që ka mundur të marrë për festat e fundvitit.

Me të arritur në Argjentinë me gruan Antonela Roccuzzo dhe fëmijët, Thiago dhe Mateo, Leo Messi postoi një foto në Instagram së bashku me familjen për Krishtlindje.

Interesant është fakti se në mur është një fanellë me emrin “Santa” duke iu referuar “babagjyshit”, me numrin 25, aq gola sa i ka shënuar Real Madridit, shifër të cilën Leo e arriti në Santiago Bernabeu ditë më parë.

Mundo Deportivo shkruan se Leo nuk do të kthehet nga pushimet deri më 2 janar, dy ditë para ndeshjes në Copa del Rey në udhëtim me Celta de Vigo, që zhvillohet të enjten e ardhshme. /Gazeta Express/

the authorE B