Sport

Messi iu bën presion drejtuesve, kërkon te Barcelona yllin e Premierligës

Lionel Messi do Sergio Agueron te Barcelona. Nuk është aspak çudi që argjentinasi të kërkojë mikun e tij më të mirë për të ndarë repartin e sulmit në kampin katalanas sepse prej vitesh e bëjnë këtë gjë në kombëtaren e Argjentinës.

Mediat angleze raportojnë se 32 vjeçari i ka këshilluar drejtuesit që të nisin bisedimet me Cityn për Agueron. Ai ka kontratë edhe për një vit me skuadrën angleze, por këta të fundit mund ta lënë që të largohet përpara saj.

Në fakt, bëhet fjalë vetëm në rastin kur Aguero dëshiron të rikthehet në Argjentinë për ta mbyllur karrierën aty, sepse për çdo ekip tjetër ndryshon situata.

Aguero është duke kaluar një moment fantastik në kampionatin anglez dhe Leo Messi mendon që me të në sulm mund të ketë më shumë mundësi për të fituar trofe.

the authorGazetaKNN