Sport

Messi reagon pas dënimit të FIFA-s

Lionel Messi ka shprehur zhgënjimin pas dënimit të shqiptuar nga FIFA.

Kapiteni i Argjentinës është dënuar me katër ndeshje mos lojë nga Komisioni Disiplinor i FIFA-s, pas raportit të dërguar nga gjyqtarët e ndeshjes mes Argjentinës dhe Kilit, ku thuhet se Messi ka ofenduar njërin prej gjyqtarëve.

Messi ka reaguar pas këtij vendimi dhe ka shfajësuar veten duke insistuar se sharjet nuk ishin drejtuar tek gjyqtari, transmeton KosovaPress.

“Fyerjet e mija nuk i janë drejtuar gjyqtarit anësor, por ato fjalë i kam thënë me vete pa pasur ndonjë adresë dhe për këtë kërkoj falje” ka thënë Messi për gazetën argjentinase, La Nacion.

Messi ka munguar në ndeshjen ku Argjentina është mposhtur nga Bolivia dhe do të qëndrojë jashtë edhe për tri takime të tjera.