Sport

Messi sjell lajmin e pritur nga të gjithë tifozët e Barcelonës

Lionel Messi do ta fillojë punën me Barcelonën më 1 gusht, pas përfundimit të pushimeve verore.

Lionel Messi nuk do të jetë pjesë e ekipit të Barcelonës deri më 1 gusht, kur do të kthehet nga pushimet verore.

Sulmuesi argjentinas nuk do të marrë pjesë në fazën e parë të përgatitjeve vë gjigantit katalan, filluar me stërvitjet në Saint George’s Park në qytetin anglez, Birmingham, shkruan e përditshmja sportive katalane “Mundo Deportivo”, përcjell “Lajmi.net”.

Po ashtu, Messi nuk do të luajë në miqësoren ndaj Celticurt më 30 gusht.

Ylli nga Rosario nuk ka luajtur nga 26 qershori, në humbjen e Argjentinës nga Kili me penallti në finalen e Copa America, kur edhe vendosi të pensionohej nga futbolli ndërkombëtar.