Sport

Messi vjen me një mesazh për Barcelonën pas fitores ndaj Interit

Lionel Messi ka përgëzuar bashkëlojtarët e tij për fitoren ndaj Interit në Ligën e Kampionëve.
Barcelona ka marrë edhe fitoren e tretë në fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve, duke e mundur Interin 2:0 në ‘Camp Nou’.

Lionel Messi që në këtë ndeshje nuk u paraqit shkaku i lëndimit, është shprehur i lumtur me suksesin e Barcelonës, ku ka përgëzuar edhe bashkëlojtarët e tij.

“Sa bukur për të jetuar dhe shijuar këtë me ju. Urime për grupin për këtë fitore të madhe”, ka shkruar Messi në rrjetet sociale.

Me fitoren ndaj Interit, Barcelonës bëhet vetëm skuadra e tretë që arrin tri fitore në po kaq ndeshje në Ligën e Kampionëve këtë sezon./Lajmi.net/