Aktuale

Meta flet shqip në Parlamentin malazez: Të respektohen simbolet e shqiptarëve

Kreu i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, në kuadër të vizitës së tij dyditore në Malin e Zi, ka mbajtur një fjalë përshëndetëse në Parlamentin e këtij vendi

Duke vlerësuar marrëdhëniet mes dy vendeve tona, Meta tha se ndihet i nderuar për mbajtjen e fjalimit të parë në gjuhën shqipe në Kuvendin e Malit të Zi. Me këtë fjalim, kryeparlamentari Meta përuron instalimin e përkthimit shqip në parlamentin e Malit të Zi.

“Duke filluar nga sot, deputetët shqiptarë të Malit të zi do flasin shqip në këtë Kuvend. Dhe kjo është një arritje demokratike”, ka thënë Meta.

Duke u shprehur se duhet bërë më shumë për shqiptarët në Malin e Zi, Meta tha se duhet të respektohen të drejtat e pronësisë për shqiptarët, si dhe simbolet kombëtare.

“Duhet bërë më shumë për shqiptarët. Tuzi duhet të jetë komunë e pavarur. Duhet të respektohen të drejtat e pronësisë për shqiptarët, si dhe simbolet kombëtare. Komuna e Ulqinit duhet të administrojë vetë të mirat detare”, ka thënë Meta në Podgoricë.