Aktuale

MF-ja publikon online hyrje-daljet nga buxheti i shtetit

Me qëllim të rritjes së transparencës nga sot në web faqen e Ministrisë së Financave do të jenë të publikuara të gjitha të hyrat dhe të dalat nga buxheti i shtetit.

Ministi i Financave Avdullah Hoti tha se kjo është bërë me qëllim të rritjes së transparencës fiskale, raporton Ekonomia Online.“Ne e kemi bërë një sesion të ri ku informohen të gjitha informatat që të monitorojnë drejtpërdrejt të hyrat dhe të dalat nga buxheti.

Janë të dhëna për 11 vitet e kaluara.Ai tha se kjo është bërë e mundur fal bashkëpunimit tw ngushtw me USAID-in.

Ky raport përfshin të dhënat për të hyrat dhe pagesat për periudhën 2006 2016.“Jepen detaje për llojet e tatimeve dhe shpenzimeve dhe për të gjitha kategoritë e tjera dhe kjo ofron mundësi unike edhe për studentët që duan të shohin trendin e të hyrave.

Së shpejti ne do të zhvillojmë një tryezë për të shkuar në detale nëpër këto të dhëna. Besoj se kjo qasje tregon që qytetarët të mos kërkojnë më të dhëna por ne t’i ofrojmë ato”, tha ministri Hoti.