Mihajloviq: Bosnja nuk mund ta njohë pavarësinë e Kosovës pa pëlqimin e serbëve

Deklarata e Bakir Izetbegoviq se shpreson se Bosnja do ta njohë pavarësinë e Kosovës duket se ka të bëjë me marrëdhëniet e reja midis Beogradit dhe Ankarasë dhe ndjenjën e tij të rrezikut për mënyrën se si u prit presidenti turk në Serbi.

Kështu ka deklaruar zëvendëskryeministrja serbe, Zorana Mihajloviq.

“Megjithëse e di se Bosnja nuk mund ta njohë pavarësinë e Kosovës pa pëlqimin e serbëve, anëtari i presidencës së Bosnjës dhe Herecegovinës, Izetbegoviq me qëllim bën deklarata të tilla në mënyrë që të provokojë reagimin e Beogradit”, tha ajo.