Rajon & Botë

Mijëra meksikanë protestuan kundër Trump

Mijëra qytetarë meksikanë protestuan të dielën kundër presidentit amerikan, Donald Trump, për të kundërshtuar retorikën e tij anti-meksikane në lidhje me pagesat për siç ka thënë ai ‘ndërtimin e murit të bukur’.

“Meksika duhet të respektohet, Z. Trump,” shkruan në  flamurin gjigand të mbajtur nga protestuesit në Mexico City, të cilët tundnin flamuj meksikanë me ngjyrë të kuqe, të bardhë dhe të gjelbër, shkruan afp.

Ata marshuan nëpër rrugë kryesore të kryeqytetit nën syrin e mijëra policëve.

Rreth 20 qytete i janë  bashkuar thirrjes për të marshin protestues, duke përfshirë dhjetëra universitete, shoqata të biznesit dhe organizata qytetare, transmeton KosovaPress.