Sport

Milan – Inter, formacionet e super derbit në Serie A

Milan Skriniar of Internazionale and Krzysztof Piatek of AC Milan compete for the ball during the Serie A 2018/2019 football match between AC Milan and FC Internazionale at stadio Giuseppe Meazza, Milano, March 17, 2019 Photo Andrea Staccioli / Insidefoto

Seria A nis që këtë të premte me sfidën Cagliari-Genoa, por kjo fundjavë në futbollit italian kulmon me derbin e Madonninas, Milan-Inter.

Por si është gjendja e skuadrave në këtë moment dhe çfarë formacioni kanë projektuar trajnerët Giampaolo dhe Conte?

Trajneri i kuqezinjve nuk do të ketë në dispozicion Calabrian, që është i pezulluar, ndaj me shumë mundësi në krahun e djathtë do të luajë Conti.

Në të majtë është i konfirmuar Rodriguez, ndërsa në mesfushë, para mbrojtjes, Biglia është më i avantazhuar në raport me Bennacer. Në fazën sulmuese e kanë të sigurt vendin e titullarit Suso e Piatek, ndërsa për fanellën e tretë janë në garë Rebic (mbetet më i favorizuar, Paquetà dhe Leao, transmeton “SuperSport”.

Nga ana tjetër, Conte pritet të bëjë ndryshime nga formacioni që dështoi të merrte fitoren ndaj Slavias së Pragës në Champions. Candreva ,i detyruar të largohej që në fillim të pjesës së dytë ndaj skuadrës çeke për arsye fizike, nëse do të jetë 100 gat për ta nisur titullar derbin, do të ulë në stol D’Ambrosion.

Në qendër të mbrojtjes do të rreshtohet treshja Godin-De Vrij-Skriniar. Në mesfushë, ka sërish balotazh mes Barellas dhe Vecinos (i pari ka më shumë përparësi). Surpriza mund të jetë në vijën e parë.

Politano është në formë të mirë dhe mund të aktivizohet në vend të Lautaros në rreshtimin 3-4-2-1, ku me Sensin do të jetë në mbështetje të Lukakut.