Sport

Milan merr lajmin katastrofal për Higuain

Milan është në probleme të mëdha.
Milan ka marr lajme të hidhura nga lëndimet e njëpasnjëshme të lojtarëve dhe jo vetëm.

Skuadra italiane mund të mos arrij transferimin e plotë të Gonzalo Higuainit nga Juventus, përcjell “lajmi.net”.

Milan e ka të huazuar sulmuesin argjentinas nga ‘Zonja e Vjetër’, ndërsa marrëveshja duhet të mbyllet në shumën e 36 milionë euro, duke llogaritur edhe 18 milionët e paguar.

Por, rosonerët janë duke u hetuar nga UEFA, andaj ata janë duke tentuar që ta bindin Juventusin që ta ulë çmimin.

Higuain ka shënuar pesë gola në 10 paraqitje te Milani, andaj këta të fundit e duan transferimin permanent të tij. /Lajmi.net/