Sport

Milan zbret në ‘Fadil Vokrri’, për miqësoren me Feronikelin

Tifozët e futbollit në Kosovë sot (e shtunë) kanë mundësinë të shohin Milanin në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Një nga skuadrat më të mëdha në Evropë pa dyshim, Milan, të shtunën do të zbarkojë në Prishtinë, për një ndeshje miqësore me kampionët e Kosovës, skuadrën e KF Feronikelit.

Ndeshja mes KF Feronikelit dhe Milanit, fillon nga ora 20:45, dhe luhet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

AC Milan, është skuadra më e madhe që vjen ndonjëherë në Kosovë, shkruan lajmi.net.

Për shtatë herë kampionët e Evropës, do të jetë një përvojë interesante të luajnë para publikut kosovar.

E në anën tjetër, për tifozët e futbollit në Kosovë, e në veçanti për ata të Milanit, do të jetë një përvojë e paharruar./Lajmi.net/