Sport

Milani me transferim ‘bombë’ nga Barcelona

Denis Suarez mund të përshëndetet me Barcelonën.
Mesfushori spanjoll nuk është i lumtur me situatën që po kalon, andaj në afatin e dimrit mund të largohet.

Milani ka shprehur interesim për transferimin e Denis Suarezit në këtë afat që po vjen, përcjell “lajmi.net”.

Rosonerët nuk kanë bërë një start të mirë në Serie A, por që dëshirojnë që ta ndryshojnë rrjedhën.

Milani e di se mund t’i marr shërbimet e mesfushorit shumë lehtë, pasi minutazha e vogël te Barcelona, po bën që ai ta kërkoj largimin. /Lajmi.net/