Sport

Milani sërish në takim me Real Madridin, e do Jovicin ose Marianon

Milani mund ta bëjë edhe një tentim të fundit për sulmuesit e Real Madridit, Mariano Diazin dhe Luka Jovicin, pasi që dy klubet janë dukë u përgatitur për t’u takuar sërish së shpejti.

Zyrtarët e të dyja klubeve u takuan më herët gjatë këtij afati kalimtar të verës. Ai takim rezultoi në transferimin e Theo Hernandez nga madrilenët te kuqezinjtë, transmeton Gazeta Express.

Tani, sipas Gazzetta dello Sport, një tjetër takim është caktuar për javën e fundit të këtij afati kalimtar të verës, që mbyllet më 2 shtator.

E përditshmja italiane shton se “Los Blancos” shpresojnë se transferimi i spekuluar i Angel Correas në San Siro në Atletico Madridi të dështojë, pasi që ata janë të gatshëm t’ia ofrojnë Milanit dy sulmuesit e vet.

Mariano Diaz shihet si i tepërt në skuadrën e trajnerit Zinedine Zidane, përderisa për Jovicin është përfolur se ai mund të transferohet në formë huazimi për sezonin e ardhshëm, në mënyrë që të ketë më shumë minuta lojë.

Megjithatë, problemi i vetëm është që kuqezinjtë janë për momentin ntë treg për një sulmuesi të dytë, përderisa e Real Madridit preferon të luajë përkrah një qendërsulmuesi tjetër. /Gazeta Express/