Sport

Milanit i ofrohet ylli i madh

Karl-Heinz Rummenigge ia ka caktuar çmimin Renato Sachezit.Presidenti i Bayern Munchen ka thënë se skuadra që e do mesfushorin portugez duhet të ofroj plotë 48 milionë euro për transferimin tij.

“Renato është lojtarë i yni, por që skuadra që ofron 48 milionë euro, mund ta transferoj lojtarin. Është e vërtetë që ai në sezonin e kaluar nuk ka pasur shumë minuta, por që është lojtar që premton shumë për të ardhmen”, ka thënë Rummenigge.

I pari i Bayerni ka folur gjithashtu edhe për bisedimet me Milanin, duke shtuar se ata kanë refuzuar që ta paguajnë atë shumë, por që bisedimet vazhdojnë.“Milani na ka kontaktuar për Renato, por ata nuk duan të paguajnë shumën që e kemi caktuar, edhe pse ne jemi duke zhvilluar bisedimet”, ka shtuar presidenti i Bayernit.