Aktuale

Mimoza Ahmetaj, emërohet ministre e Integrimit

Sipas një njoftimi nga kjo parti Ahmetaj ka qenë ambasadore e Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Belgjikës. Nga kjo pozitë, ka mbuluar Bashkimin Evropian, NATO-n dhe Luksemburgun.

Para emërimit në pozitën e Ambasadores në Belgjikë, Ahmetaj ka shërbyer si ambasadore e Kosovës në Slloveni.

Më parë, Ahmetaj ishte këshilltare e Kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi ndërsa para punës në Kabinetin e Kryeministrit, ishte deputete e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës.

Mimoza Ahmetaj është e lindur në Prishtinë, më 1 tetor 1971. Me profesion është doktoreshë, ndërsa është e martuar me Ferid Koçani dhe kanë tre fëmijë./KosovaPress/