Aktuale

Mimoza Kusari: PDK s’ishte kurrë në planet e mia

Kyetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, në emisionin “Personale” të TV Dukagjinit, ka thënë se presidenti aktual dhe ish-kryetari i PDK-së do të mbahet mend për deklaratën e pavarësisë, por nuk do të mund të heq përgjegjësinë për korrupsionin që ka përfshirë shoqërinë kosovare gjatë mandateve sa ai ka qenë kryeministër.

Tek ka folur për rolin e liderëve të tjerë politikë, Kusari-Lila ka thënë se Behgjet Pacolli është kapitull I mbyllur, se Ramush Haradinaj nuk ka vizionin që i duhet Kosovës dhe se Albin Kurti është surrealist.

Kusari-Lila ka thënë se gjatë gjithë karrierës së saj është raportuar shumë herë se do të jetë pjesë e PDK-së, gjë që asnjëherë nuk ka qenë në planet dhe bindjet e saj.

“Unë asnjëherë nuk kam shkelur në PDK dhe asnjëherë nuk ka qenë pjesë e bindjeve ose planeve të mia kjo parti”, ka thënë Kusari – Lila. /Telegrafi/