Ministrat e jashtëm shqiptar, takohen në dasmën e Bubulina Krasniqit

Sonte pritet që të martohet motra e aktores Teuta Krasniqi, Bubulina Krasniqi, ndërkohë që në këtë dasmë pritet që të këtë edhe të ftuar Ekskluzive.

Bubulina Krasniqi pas fejesës nuk ka pritur shumë për martesë.

Ajo pritet që ti jep fund beqarisë sonte derisa në dasmën e saj pritet që të këtë mysafirë special.

Në mesin e tyre janë edhe dy Ministrat e jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati i Shqipërisë dhe Enver Hoxhaj i Kosovës, të cilët sonte do të takohen bashkë në këtë dasmë që mbahet në sallën e madhe të hotel Emeraldit.

Por, ata aty nuk do të jenë për të diskutuar çështjet e rajonit dhe as daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian, por për të festuar dasmën e këngëtares Bubulina Krasniqit dhe Pëllumb Kallabës.

Express mëson se Ministri Bushati tashmë ka mbërritur në Prishtinë.

Nuk do të jenë vetëm këta të ftuar në këtë dasmë pasi që Express mëson se edhe fytyra të tjera publike, të politikës dhe të skenës sonë.

Bubulina Krasniqi është motra e Teuta dhe Memli Krasniqit, të dy emra të njohur të skenës sonë kurse njëri edhe i politikës.

ministrat

ministrat1