Aktuale

Ministri i Arsimit hedh akuza për paraardhësit e tij, komenton edhe vendimin për Agjencinë e Akreditimit

Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyçi ka folur para deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës në seancën e jashtëzakonshme ku po diskutohet debati parlamentar lidhur me Vendimin e Regjistrit Evropian të Sigurimit të Cilësisë për Arsimin e Lart për përjashtimin e Agjencisë Kosovare të Akreditimit.

Ministri hodhi akuza në drejtim të ministrave të më parshim të cilën udhehëqen dikasterin kryesor të arsimit, shkruan Indeksonline

“Por cila ishte gjendja e arsimit në kohën kur qeveria aktuale e mori. Ne gjetëm një ministri me shumë probleme funksionale të grumbulluara për vite të tëra. Edhe zyra e Unionit Evropian e konfirmoi këtë. Kjo zyre tregoi mangësitë e kësaj Ministrie”, ka thënë ai.

Bytyçi ka folur edhe rreth vendimit për shkarkimin e anëtarëve nga Agjencia Kosovare e Akredimit. Sipas tij, ky vendimi megjithatë mund të quhet veprim i ngutshëm.

Ndryshe, kjo seancë është thirrur me kërkesën e deputetëve Avdullah Hoti dhe Arbërie Nagavci, të mbështetur edhe nga 38 deputetë të tjerë nënshkrues.

Ndërhyrja e politikës në arsim, ka bërë që Komiteti i Regjistrit Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR) të përjashtojë Agjencinë e Akreditimit të Kosovës.