Aktuale

Ministri Berisha priti në vizitë lamtumirëse gjeneralin Mosmman

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha priti në takim lamtumirës drejtorin e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s për FSK-në, gjeneral brigade Dietmar Mosmman, të cilin e falënderoi për angazhimin e tij gjatë shërbimin në NALT dhe përkushtimin e treguar gjatë bashkëpunimit këtë ministri.

Berisha gjithashtu shprehu gatishmërinë për bashkëpunim edhe me pasardhësin në detyrë të gjeneralit Mosmman, oficerin gjerman, gjeneral brigade Hoffman, i cili është emëruar në detyrën e drejtorit të Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s për MFSK/FSK.

Nga ana e tij, gjenerali Dietmar Mosmman u shpreh se gjatë shërbimit të tij në detyrën e drejtorit të NALT-it ka pasur angazhim dhe koordinim të shkëlqyeshëm me FSK-në.

Ai po ashtu vlerësoi lart përgatitjen profesionale të personelit ushtarak të FSK-së, duke filluar nga ushtarët, oficerët dhe nënoficerët, si dhe të stafit civil të MFSK-së.