Aktuale

Ministri i FSK’së e quan historike vizitën e Kryeministrin në Veri nëpërmjet rrugëve malore

Ministri i FSK’së, Haki Demolli tri ditë pasi kanë vizituar Veriun e Kosovës ka thënë se shkuarja e Kryeministrit Isa Mustafa atje është ngjarje histrorike.

“E konsideroj historike këtë vizitë të Kryeministrit Isa Mustafa në veri të shtetit, pasi tregon vendosmërinë tonë që të arrijmë progres në përmirësimin e infrastrukturës, rritjen e komunikimit, avancimin e integrimit dhe fuqizimin e sovranitetit të Republikës” ka thënë Ministri i Forcës dhe Sigurisë së Kosovës.

“Pata nderin që në cilësinë e Ministrit të FSK-së të shoqëroj Kryeministrin Isa Mustafa në vizitën në veri të vendit, ku përuruam urën që lidh dy komunat veriore të Republikës së Kosovës, Leposaviqin dhe Zveçanin”, është shprehur Demolli.

Më tutje Demolli ka  falënderuar trupat e KFOR-it për ndërtimin e urës./Gazeta Express