Arsim & Kulturë

Ministri i brendshëm Gashi në studimin e tij: Kufiri serb ka lëvizur për 600 hektarë

Tendenca ruse për të fuqizuar praninë në Ballkan nëpërmjet Serbisë, kufijtë e Kosovës dhe pasojat e qëndrimit të BE-së dhe bisedimet në Bruksel, janë disa nga temat që dominojnë në numrin më të ri të revistës shkencore Thesis të botuar këto ditë.

Autori Bejtush Gashi, njëherësh ministër i brendshëm i Kosovës, në punimin e tij shkencor thekson se sipas burimeve serbe vija e tanishme kufitare me Kosovën është lëvizur për 600 hektarë. Ai argumenton se hapja e diskutimeve për vijën kufitare ka për qëllim që Serbia t’i marrë pikat strategjike.

Në anën tjetër, autori Egzon Osmanaj në studimin e tij prek sfidat e konsolidimit të shtetësisë së Kosovës dhjetë vjet pas pavarësisë. Punimi argumenton se dialogu Kosovë-Serbi e ka dëmtuar shtetësinë e Kosovës nga brenda dhe e ka dobësuar atë në sferën e jashtme.

Edhe qëndrimi neutral i BE-së ndaj statusit të Kosovës, argumenton studiuesi tjetër, Dr. Bashkim Rrahmani, ka podhuar pasoja të shumta për vendin në rrugën e tij drejt njohjes dhe konsoklidimit si subjekt i së drejtës ndërkombëtare.

Me gjerësisht, për artikujt e plotë, shih në revistën shkencore ndërkombëtare të Kolegjit AAB, duke klikuar në linkun: https://dspace.aab-edu.net/handle/123456789/1174