Aktuale

Ministri i Financave ua zvogëlon mëditjet qeveritarëve pas 14 viteve

Ministria e Financave ka marrë vendim për uljen e mëditjeve për udhëtime zyrtare në Qeverinë e Kosovës. Ministri Hamza e ka nënshkruar vendimin i cili do të futet në fuqi që nga data 1 korrik e këtij viti.
Në bazë të këtij vendimi, të nënshkruar nga ministri Bedri Hamza, mëditjet zyrtare jashtë shtetit do të rregullohen sipas praktikave të BE-së.

Ky rregullim po bëhet pas 14 viteve, që nga koha UNMIK-ut që e kishte marrë këtë vendim.

Me vendimin që është në fuqi deri në fund të këtij muaji, zyrtarët qeveritarë kosovarë kanë mëditjet më larta në rajon, për çka shpesh kanë qenë në thumbin e kritikave.

the authorE B