Aktuale

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Sigmar Gabriel, pasdite viziton Kosovën

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Sigmar Gabriel, këtë të mërkurë do të arrijë në Kosovë për të zhvilluar një vizitë zyrtare.

Ai në Prishtinë do të arrijë në orën 18:30, ku më pas do të pritet nga kryeministri, Ramush Haradinaj, njofton Klan Kosova.

Lajmin për vizitën e Gabriel në Kosovë, për klankosova.tv, e ka konfirmuar këshilltarja e kryeministrit Haradinaj, Donjeta Gashi.