Aktuale

Ministri Zharku mori pjesë në Samitin e Triestes

Më 12 korrik u mbajt Samiti i Triestes si vazhdimësi e procesit të Berlinit për vendet e Ballkanit Perëndimor, ku mori pjesë edhe ministri i Infrastrukturës Lutfi Zharku.

Gjatë Samitit kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, së bashku me homologët e tjerë të WB6, nënshkroi Traktatin e transportit të vendeve të Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian, i cili pritet të jetë instrument i rëndësishëm në zhvillimin e transportit dhe infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore dhe me ndikim të madh në zhvillimin ekonomik të vendit.

Ministri Zharku mori pjesë në sesionin e ministrave të transportit ku u diskutua rëndësia e Traktatit të transportit si dhe siguria në komunikacionin si çështje, me fokus të veçantë në të gjitha vendet.

Gjatë këtij Samiti, ministri Zharku mori pjesë edhe në takimin e kryeministrit Mustafa, me komisioneren për transport zonjën Violeta Bulc, si dhe me zëvendëspresidentin e Bankës Botërore për Evropë dhe Azinë Qendrore, Cyril Muller.