Aktuale

Ministrja e PDK’së krahason Vetëvendosjen me komunistët

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, ka ngritur zërin për bashkëpartiakën Blerta Deliu e cila dje ka pranuar mesazh kërcenues nga burri i deputetetës së VV-së, Albulena Haxhiu.
Ministrja e PDK-së, është shprehur se histeritë e anëtarëve të Vetëvendosjes janë të njohura, prandaj, sipas saj, kërcënimet e burrit të Albulenës ndaj Deliut, nuk e befasojnë.

“Shprehja e dhunës, kanosjes, shpifjes dhe shantazhit janë të njohura në politikën e vendit tonë, të aplikuara nga politika agresive e Vetëvendosjes ndaj institucioneve, janë të mendësisë tipike komuniste.

Histeritë e anëtareve të VV janë të njohura, po ashtu, janë të njohura edhe deliret e tyre të madhështisë, andaj kërcënimet e burrit të Albulenës, ndaj Blerta Deliut, nuk më befasojnë.

Kjo gjuhë, është pasojë e një konsistence të dhunës si përditshmëri dhe kulturë politike të Vv, ndaj të cilës gratë janë në veçanti të ekspozuara. Turp dhe neveri!” ka shkruar Dhurata në facebook.

the authorE B