Aktuale

Ministrja sllovene e Mbrojtjes për vizitë në Maqedoni

Ministrja e Mbrojtjes të Republikës së Sllovenisë, Andreja Katiq sot do të qëndrojë për vizitë pune në Republikën e Maqedonisë.

Pas ceremonisë në pritje solemne në Ministrinë e Mbrojtjes siç është paralajmëruar, ministrja Katiq do të realizojë takim kokë më kokë me ministrin e Mbrojtjes të Republikës së Maqedonisë, Zoran Jolevksi.

Katiq do të pritet edhe nga presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov.