Rajon & Botë

Minsk: Adoleshenti që sulmoi gruan në Minsk, student i një familjeje të pasur

Adoleshenti i cili në një qendër tregtare në Minsk ka vrarë një vajzë dhe ka plagosur një gruaje ka thënë se ka dashur ta “shfryjë” zemërimin në njerëzit që ka ndaj vetes, ka thënë hetuesit duke shtuar se sulmuesi është student nga një familje e pasur.

“Në pyetje është një i ri që vjen nga një familje e pasur. Ka jetuar ndaras nga prindërit në një banesë të tijën”, ka thënë një zyrtar nga ekipi hetues shkruan Asociated Press.

Sulmuesi që ka 17 vjet u ka thënë hetuesve se “shumë njerëz në qendrën tregtare e kanë irrituar”, dhe se për këtë ka dashur të “shfryhet në ta”.

Hetuesit vlerësojnë se sulmi është planifikuar më herët, pasi që ka blerë mjetet e nevojshme për të kryer sulmin.