Aktuale

Miratimi i reformës, Basha: Zgjedhjet, beteja e radhës

Pas miratimit të Reformës në Drejtësi, kreu i PD, Lulzim Basha ka deklaruar beteja e ardhshme e opozitës do jetë zhvillimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. 

“Beteja jonë për zgjedhje të lira dhe të ndershme, e cila është beteja e ardhshme me mbështetje të plotë evropiane dhe amerikane do të jetë premtimi ynë ndaj qytetarëve shqiptarë që bashkë me fundin e korrupsionit në drejtësi të marrë fund edhe pushteti i inkriminuar dhe korrupsioni rekord i këtyre 25 vite”, u shpreh Basha.

Duke u ndalur tek reforma në drejtësi Basha theksoi se ky konsensus mund të ishte arritur mbi një vit më parë, por nga Rama ajo ishte konceptuar si betejë politike.

“Nga kjo sallë duhet të kishim dalë me konsensus 1 vit e gjysmë më parë. Reforma në Drejtësi dhe vota për Reformën në Drejtësi janë një realitet. Urime shqiptarëve kjo është beteja juaj, e askujt tjetër”, theksoi Basha.

Sipas Bashës miratimi i Reformës për Drejtësi është një gur themeli për një aleat siç është drejtësia e pavarur në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.