Miratohet në parim projektligji për mbikëqyrjen e kufirit shtetëror

Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, ka miratuar në parim Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.04/L-072 për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit shtetëror, ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr.04/L-214.

Po ashtu ka miratuar në parim dhe Projektligjin 06/L-014 për Infrastrukturë kritike./KosovaPress/