Ekonomi

Miratohet rezoluta për rritjen e pagës minimale në Kosovë

Rezoluta e propozuar kohë më parë nga Partia Socialdemokrate për rritjen e pagës minimale ka kaluar sot në Kuvendin e Kosovës.

Kanë qenë 62 deputetë që kanë votuar pro rritjes së pagës minimale, kurse asnjë nuk ka abstenuar dhe nuk e ka kundërshtuar.

PSD-ja këtë kërkesë e ka nisur më herët edhe përmes një peticioni online, me të vetmen kërkesë për rritje të pagës minimale.

Kujtojmë se sindikatat dhe parti të ndryshme politike në vazhdimësi ka vite që kërkojnë që paga minimale nga 170 euro sa është aktualisht të rritet në 250 euro.

the authorBurbuqe Metolli