ShowBiz

Miriam Cani sjell në jetë të birin, së bashku me Albanin e kanë pagëzuar me një emër të rrallë

Miriam Cani minuta më parë ndau lajmin e gëzueshëm për lindjen e djalit.

Dita 14 janar 2020 do kujtohet si ndër më të lumturat në jetën e Miriam Canit dhe Alban Skenderaj, dyshja janë bërë prindër sërish me lindjen e djalit, shkruan lajmi.net.

Në postimin e bërë para pak çasteve këngëtarja bëri të ditur edhe emrin e të birit, çifti kanë gjetur një emër mjaft të rrallë për djalin e tyre, ata e kanë pagëzuar me emrin Duam.

“Ne do te duam deri sa fryme me te mos kemi. Ashtu si e do natyra diellin e si e duan yjet qiellin” ka shkruar ndër të tjera Miriami. /Lajmi.net/

View this post on Instagram

Mire se erdhe ne jete Duam. Ne do te duam deri sa fryme me te mos kemi. Ashtu si e do natyra diellin e si e duan yjet qiellin. Gjithmone me shume se dje e me pak se neser. Ndoshta nuk te falim dot nje kurore por ti do jesh perjetesisht Princi jone Duam. Do bejme gjithcka qe eshte ne doren tone qe ti te rritesh me shendet, qe ti te rritesh me dinjitet. Te perqafosh te miren dhe te luftosh padrejtesite. Te jesh tolerant, i duruar por i guximshem dhe i vendosur kur duhet. Te dish nga ke ardhur dhe ku do te shkosh. Te jesh vetvetja dhe gjithmone krenar per veten. Te duash e te te duan. Eshte detyrim moral ndaj jush qe na keni dhuruar dashuri e keni qene pjese e gezimeve dhe hidherimeve tona te ndajme arsyen pse zgjodhem kete emer edhe pse mund ta imagjinoni. Duam (pervec se nje fjale e embel, e paster dhe kuptimplot shqipe) vjen nga emri i kenges me te cilen ne kurorezuam martesen tone para pak muajsh, dite e cila perkon me momentin e paharrueshem kur zbuluam qe Duam-i kishte nisur rrugen e tij per te ardhur ne jete. Ishim duke xhiruar klipin dhe duke e kenduar cdo dite ate kenge ndaj e kemi ndjere gjithmone shume edhe si kengen e tij. DU-AM-ELI, edhe inicialet e emrave tane si prinder jane aty ne mes si nje shtylle ku Duam-i dhe motra e tij Ameli mund te mbeshteten gjithmone. Mire se vjen ne familje biri jone. 🙏🏻🙏🏻🙏🏻🙏🏻 Te DUAM. ❤️❤️❤️❤️

A post shared by Miriam Cani (@miriamcani) on