Kuzhina

Mish qengji i pjekur në jogurt: Kjo drekë nuk gatuhet për çdokënd!

Asnjë rast solemn nuk duhet të kalojë, pa pasur në tryezë së paku një gjellë me mish qengji.

Ja njëra ndër mënyrat e gatimit – me jogurt e gjitha duket perfekt!

Përbërësit:

▪ 1 kg mish qengji tul nga shpatullat,
▪ 400 ml jogurt,
▪ 800 ml ujë,
▪ 250 g oriz,
▪ 5 vezë,
▪ 1 lugë erëza të përziera,
▪ vaj, kripë, piper i bluar i zi

Përgatitja:

Ujin qiteni në tenxhere dhe qiteni mishin e qengjit që të zihet.

Në një enë rezistuese nga zjarri paraprakisht qiteni orizin e pastruar dhe qitni ujë nga uji i vluar i mishi.

Shtoni erëzat e përziera dhe piqni 15 minuta në 180 gradë Celsius.

Thyeni vezët me pirun, shtoni jogurtin dhe bashkoni.

Nxirreni enën rezistuese nga furra, nëpër oriz rendisni mishin e zier dhe qitni përzierjen e vezëve dhe jogurtit.

Kthejeni enën në furrë dhe piqeni edhe 30 minuta në të njëjtën temperaturë.

Gjellën shërbejeni të ngrohtë, transmeton Telegrafi.

the authorE B