Aktuale

Mjet i dyshimtë në oborrin e një serbi të Vushtrrisë

Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Bajskë të Vushtrrisë, një serb ka hasur në oborr të tij me një mjet të dyshimtë shpërthyes.

“Ankuesi mashkull K-Serb në oborrin e shtëpisë së tij ka hasur në një mjet të dyshuar të pa shpërthyer. Njësitë policore kanë siguruar vendin e ngjarjes ndërsa njësiti për deminim i FSK-së dhe i KFOR-it amerikan kanë bërë deminimin e mjetit të dyshuar –granat dore në mënyrë të sigurt”, thuhet në raport të policisë.

the authorE B