Aktuale

Mjeti përplas kalimtarin dhe motoçikletën në Vlorë, largohet duke lënë dy të plagosur

Dy shtetas mbetën të plagosur pas një aksidenti rrugor në rrugën Transballkanike të Vlorës.Ngjarja u regjistrua rreth orës 20:30 minuta të mbrëmjes.

Një automjet ka goditur fillimisht një kalimtar, më pas ka përplasur një motoçikletë dhe është larguar me shpejtësi nga vendngjarja.

Si pasojë e aksidentit kalimtari Nikollaq Dema 67 vjeç dhe drejtuesi i motoçikletës, identiteti i të cilit nuk dihet ende, kanë mbetur të plagosur.

Ata janë transportuar në spitalin e Vlorës për marrjen e ndihmës mjekësore. Mësohet se më kritike paraqitet gjendja e 67-vjeçarit Dema.

Policia ka nisur hetimet për identifikimin e autorit të aksidentit dhe kapjen e tij.